“VV-ja e NISMA më kanë kërkuar votën”, Hasani i PDK-së zbulon detaje

by Nexhat

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se është kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga Nisma Socialdemokrate.

Hasani tha se që nga fillimi i zgjedhjeve ishte për një “jo koalicion me LVV”, duke shtuar se me këtë parti nuk janë armiq, por janë kundërshtarë politikë.

banner

“Kanë kërku edhe nga unë me i mbështetë. Kam thanë nuk e meritojnë votën time, për një mbështetje në formën e tillë. Duhet t’i bëhet zyrtarisht PDK-së ftesa. Ata kanë mendu që me mu mund të kenë një mundësi të bisedës për shkak të transparencës”, tha Hasani,

Ai potencoi duhet të kuptohet se LVV nuk është fituese sepse zgjedhjet fitohen me 50 përqind, por ka dalë e para dhe duhet “ta ulë” veten dhe të hyjë në bashkëqeverisje.

“Unë e ndiej veten shumë keq kur shkoj, sepse atë që ne kena premtu, ato që i kena kërku që të realizohen, ato shtyhen përditë. Kjo tregon neglizhencën e kryetarëve të partive”.

Ndër tjerash, Hasani tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të vijë më shpejtë, në të kundërtën duhet që presidentja e vendit, Vjosa Osmani të angazhohet që ta ruajë balancën politike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy