Zogaj: S’ka asnjë dyshim se Përparim Rama e mund Glauk Konjufcën në Prishtinë

by Nexhat

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj,  u shpreh i bindur se LDK-ja do të dalë shumë mirë në zgjedhjet lokale, përfshirë edhe Prishtinën.

Kur u pyet se nëse LVV-ja e kandidon Glauk Konjufcën, Përparim Rama do ta mundë atë.

banner

“Pa asnjë dyshim, me këto punë që janë bërë në Prishtinë, ne jemi të bindur se mandati i dytë i Ramës në Prishtinë… e tregojnë edhe sondazhet që jemi në pozicion shumë të mirë në zgjedhjet lokale”, deklaroi Zogaj në RTV21.

Ai foli edhe rreth takimit të sotëm të Presidentes Osmani me liderët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve lokale.

Sipas tij, ka një pajtim që në mes të tetorit të mbahen këto zgjedhje.

“12 apo 19 tetor nuk kemi problem me këto data ne jemi duke u përgatitur”, u shpreh Zogaj

Sa i përket konstituimit të Kuvendit,  deputeti i zgjedhur i LDK-së tha se po t’i kishin 48 deputetë si Lëvizja Vetëvendosje aktualisht, do të ishin duke qeverisur.

Ai kritikoi Vetëvendosjen për mungesë të urave të bashkëpunimit.

“Kjo situatë është rezultat i rrënimit të bashkëpunimit të Vetëvendosjes me partitë tjera…”, tha Zogaj.

“Do me qeverisë gjithmonë i vetëm me arrogancë, sistemi politik në Kosovë kërkon bashkëqeverisje. Po t’i kishte LDK-ja 48 deputetë sot, do t’i kishim qenë duke realizuar qëllime. Me 48 numra ne do t’i kishim krijuar institucionet në dy javët e para, sepse kemi ura bashkëpunimi”, u shpreh Zogaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy