Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ftuar në Pressing në T7 ka folur për sulmet që bëhen ndaj mediave nga ana e anëtarëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje,
Ahmeti ka thënë se mendon që anëtarët e kësaj partie, besojnë pernime që mediat kanë një agjendë.
‘‘Nuk po foli për individin, nuk po them Albini, nuk e di, por unë mendoj që ata pernime besojnë në ata që këto media e kanë një agjendë. Një njeri mundet me lu këtë lojë, por kur e ki një grup i cili mendon pernime, s’mundet krejt me shkru në të njëjtën kohë përfshirë edhe fansat e tyre me thanë ‘‘ky gazetar’’, ana nime besojnë që është një agjendë e një grupi të gazetarëve, disa prej tyre përnjemend besojnë se kjo është një agjendë e janë të paguar prej pareve të Serbisë. Pra beson që s’ka shanse me me kritiku mu veç qashtu, unë jam tu bë punë të mirë unë jam tu e çliru veriun, unë jam tu e bë këtë punë, këta po çohen qetash po më sulmojnë. Nuk mendoj që besojnë që kjo është veç kritikë e disa gazetarëve, mendojnë që është një grup organizum. Po e tham noshta pse kam qenë pjesë e diskutimeve të tilla, ku besohet ku mundohet me u gjet lidhjet’’, ka thënë ai.