Vërejtje veç pse nuk e transmetuan lajmin për Kurtin, Inspektorati rrëzon vendimin e Rilind Gërvallës ndaj tre gazetarëve të RTK-së

by Nexhat

Për një kronikë se a duhet t’i thuhej Albin Kurtit ‘kryeministër në detyrë’ apo jo, para disa muajsh, Rilind Gërvalla, drejtori i TV-së në RTK, kishte dënuar me vërejtje tre gazetarë.

Mediat kishtin raportuar se vërejtja ishte shqiptuar ndaj Jehona Zhitisë, Arton Mulliqit dhe Valon Bajramit.

banner

Të njëjtit, nuk e kishin transmetuar në edicionet e natës një kronikë për Kurtin.

Kjo kishte ardhur pas urdhrit që Kurtit t’i referoheshin si kryeministër.

Kronika ndërlidhej me një Email të cilin me datë 26 shkurt e kishte dërguar redaktori Besart Galica. Ai urdhëronte që Kurtit të mos i thuhej kryeministër në detyrë.

Ne ate kohe ishte raportuar se tre gazetarëve u ishte shqiptuar vërejtje, vetëm pse nuk e transmetuan kronikën në fjalë.

Vendimi ishte nënshkruar nga ish-anëtari i VV-së, militanti i partisë së Kurtit i instaluar si drejtor i televizionit në RTK, Rilind Gërvalla.

Megjithatë, lajmi i fundit është që vërejtja e Gërvallës, është rrëzuar.

Inspektorati i Punës ka evidentuar se nuk ka pasur ndonjë shkelje, dhe se vendimi për vërejtje, nuk duhet të qëndrojë.

Në vendimin që e ka siguruar Nacionale, Inspektorati ka gjetur se vendimi për të mos e transmetuar këtë kronikë, nuk përbënte ndonjë shkelje të ndonjë akti apo rregulloreje të brendshme të RTK-së.

“Nga çfarë u theksua rrjedh se punonjësit Valon Bajrami, Jehona Zhitia dhe Arton Mulliqi nuk kanë qenë të njoftuar se z.Besart Galica është përgjegjës për informacion dhe e zëvendëson Milaim Shefkiun. Masa disiplinore e përcaktuar me nenin gjashtë të rregullores për përgjegjësitë materiale e disiplinore, thekson se citoj: ‘mosbindja e një urdhri të arsyeshëm, i cili nështë i paraparë me kontratë dhe këtë rregullore’. Në rastin konkret, nuk ka ekzistuar ndonjë urdhër për transmetimin e kronikës edhe në edicionin e orës 23:00. Gjithashtu nuk është gjetur nga inspektorët e punës ndonjë skemë programore për edicionin e lajmeve të orës 23:00 ku punonjësit kanë ashkaluar atë, dhe po ashtu nuk ka dëshmi se kronikat e transmetuara në orën 19:300 domosdo duhet të transmetohen edhe në edicionet e tjera. Andaj, nga sa u theksua më lart, rrjedh se masa disiplinore e shqiptuar ndaj punonjësve, nuk qëndron, pra nuk ka arsyetim të qëndrueshëm”, thuhet në vendimin e Inspektorati

Sipas vendimit, përveç mungesës së arsyetimeve, në rastin konkret ka pasur edhe shkelje të Ligjit të Punës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy