Zjarri përfshin një ndërtesë në lagjen Emshir të Prishtinës, nuk raportohet për të lënduar

by Nexhat

Një incident zjarri ka ndodhur sonte në një ndërtesë banimi në lagjen Emshir të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Dukagjinin se rreth orës 20:00 është pranuar informata për zjarrin në këtë lokacion.

banner

“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti.

Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të sqaruar shkaqet e zjarrit ka thënë Ahmeti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy