Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s viziton Kosovën

by Nexhat

Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, përkatësisht i Komitetit Politik të kësaj Asambleje, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë më 28 dhe 29 tetor.

Sipas agjendës së publikuar, delegacioni të mërkurën do të zhvillojë disa takime në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

banner

Takimi i parë është paraparë të mbahet në orën 09:05, me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Në orën 10:00, delegacioni do të takohet me Komisionet Parlamentare për Punë të Jashtme dhe Integrim Evropian, ndërsa në orën 11:00 do të zhvillojë takim me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvend.

Sipas njoftimit, mediat do të mund të marrin pamje nga takimet e parapara në agjendë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy