Instituti i Shëndetit Publik: Goditja në tru, rrezik real gjatë valës së të nxehtit

by Nexhat

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka paralajmëruar për ndikimin negativ që temperaturat e larta kanë në shëndetin e njeriut, veçanërisht gjatë muajve të verës. Ky rrezik është veçanërisht i theksuar për grupet më të ndjeshme të popullatës si fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe punëtorët.

Personat që punojnë në ambiente të hapura, si në sektorët e bujqësisë, ndërtimtarisë, mirëmbajtjes së parqeve dhe rrugëve, apo edhe shërbimet emergjente, janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rreziqeve që sjellin temperaturat ekstreme. Por edhe punonjësit që kryejnë punë fizike në ambiente të brendshme pa ventilim adekuat ose me ngarkesë të lartë termike, përfshirë ata që operojnë makineri në kabina pa ftohje, nuk janë të përjashtuar nga këto rreziqe.

banner

Ekspozimi i zgjatur në temperatura të larta mund të shkaktojë efekte të rënda në shëndet si: djersitje e tepërt, skuqje dhe djegie të lëkurës, dehidrim, ngërçe muskulore, të vjella, barkqitje, por edhe komplikime serioze në sistemin kardiovaskular, pulmonar, insuficiencë renale dhe madje edhe goditje në tru

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy