Maliqi: Kandidatura e Haxhiut është konsumuar – Presidentja të ndërmarrë hapa konkretë për funksionalitet institucional

by engel

Analisti politik dhe publicisti Shkëlzen Maliqi ka deklaruar se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe skadimit të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, përgjegjësia për të zhbllokuar procesin institucional tani bie mbi presidenten Vjosa Osmani.

Ai i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të propozojë një kandidat të ri, pasi – sipas tij – kandidatura e Albulena Haxhiut është politikisht dhe proceduralisht “e konsumuar”.

banner

Maliqi përmes një postimi në Facebook vlerësoi se nuk ekzistojnë më pengesa formale për të proceduar me seancat dhe se presidentja, si garante e funksionalitetit të institucioneve, duhet të ndërhyjë menjëherë.

Ai sugjeroi që kreu i shtetit të përcaktojë një afat të ri për zgjatjen e seancës konstitutive, përtej vendimit arbitrar të Kushtetueses, sipas tij.

“Nuk është detyrë e presidentes të bëjë ‘sehire’, por të ushtrojë kompetencat kushtetuese për të garantuar funksionalitetin e institucioneve”, shkroi ai.

Analisti kritikoi gjithashtu edhe përfshirjen e njëkohshme të disa anëtarëve të Qeverisë në rolet e deputetëve, duke theksuar se presidentja duhet të kërkojë qartazi ndarjen e pushteteve për të shmangur çdo përplasje me frymën kushtetuese.

Sipas Maliqit, mosveprimi në këtë drejtim përbën një precedent të rrezikshëm, duke i lejuar ekzekutivit të marrë vendime pa kontroll parlamentar.

Ai e cilësoi këtë si një uzurpim të pushtetit që mund të shkaktojë pasoja të rënda për legjitimitetin institucional.

Në përfundim të reagimit të tij, Maliqi i bëri thirrje presidentes Osmani që të mos qëndrojë neutrale dhe të shfrytëzojë autoritetin e saj për të shpallur dekrete ekzekutive.
“Nuk je kukull – dëshmo që je gruashtetase,” përmbylli ai mesazhin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy