Pamjet nga droni tregojnë dëmin që e shkaktoi zjarri mbrëmë në një ndërtesë në Emshir

by Nexhat

Mbrëmë në lagjen Emshir të Prishtinës, një ndërtesë u përfshi nga një zjarr i madh që shkaktoi dëme të mëdha.

.

banner

Për rastin në fjalë kanë reaguar edhe nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.

Ata kanë njoftuar se ekipet kanë punuar deri në orët e vona për ta lokalizuar dhe shuar zjarrin.

“Reagim i shpejtë dhe profesional!Deri në orët e vona, ekipet tona emergjente ishin të angazhuara në lokalizimin dhe shuarjen e  zjarrit që përfshiu një ndërtesë në lagjen “Kalabria”. Jemi thellësisht mirënjohës për përkushtimin, guximin dhe profesionalizmin e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve si dhe ekipeve të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, të cilët, 24/7, janë në gatishmëri për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve të Kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy