Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi

by Nexhat

Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës të cilët kanë shpëtuar jetën e një qytetareje që e kishin gjetur të alivanosur përgjatë rrugës Mitrovicë-Vushtrri, janë lavdëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht “ Diplomatic Security Service (DSS)”, institucion në kuadër të Departamentit Amerikan të Shtetit, e që kanë ndihmuar Policinë e Kosovës me trajnime të ndryshme,  

“Krenar të shohim ndikimin direkt të trajnimeve të DSS dhe Ambasadës së SHBA në Prishtinë, përmes Programit kundër terrrorizmit. 

banner

“Policia e Kosovës – Njësia Speciale Hetuese (SIU), e trajnuar në mjekësi taktike, me guxim i dha ndihmën e parë një qytetareje në nevojë. Ky është rezultati i  partneriteteve efektive dhe zhvillimit profesional në veprim. Punë e shkëlqyer, Policia e Kosovës!”, thuhet në reagimin e DSS. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy