13-vjeçarja kosovare gjendet shëndosh e mirë – Ambasada e Kosovës në Gjermani falënderon qytetarët dhe policinë gjermane

by Nexhat

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka konfirmuar sot lajmin e gëzueshëm se Arta Hajzeraj, 13-vjeçare, është kthyer në shtëpi shëndosh e mirë.

Lajmi është bërë i ditur nga babai i saj, përmes një bisede telefonike me Ambasadorin e Kosovës në Gjermani, z. Faruk Ajeti.

banner

Ambasada ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët që treguan solidaritet, gatishmëri dhe përkrahje gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen Hajzeraj.

“Një falënderim i veçantë i drejtohet autoriteteve policore në Zwickau për angazhimin e tyre profesional dhe bashkëpunimin e ngushtë”, thuhet në njoftim.

Ambasada ka shprehur gëzimin që gjithçka përfundoi me sukses dhe se Arta tashmë është sërish pranë familjes së saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy