Në një reagim të zakontë për veprimtarin Sali Rexhaj, ku ironia dhe hidhërimi ndërthuren si në ndonjë tragjikomedi politike, ai ka goditur sërish qeverinë Kurti për, siç thotë ai, “moralin e kalbur dhe korrupsionin e betonuar të ministrave të saj”.
Ai si duket është “frymëzuar” nga lajmi i fundit për ngritjen e aktakuzes kundër Ministrit Fikrim Damka, i cili akuzohet dhe pretendohet se ekzistojnë shumë fakte, të mbi 1 milion eurove.
Por këtë herë, Rexhaj nuk ka zgjedhur statistika, raportime, apo konferenca për media. Ai është kthyer pas në kohë, duke zgjedhur vargun epik të At Gjergj Fishtës për të zbërthyer realitetin e tij të hidhur dhe, siç e quan, “nacional-shqiptar absurd”.
“Fund e krye kjo qeveri,
si shqiptar, serb e tyrçeli.
Rom, boshnjak e ashkali,
krejt janë hajna e mafi…”
Këto vargje, që ndjekin ritmin e “Lahutës së Malcís”, janë shigjeta të mprehta në drejtim të kabinetit qeveritar, ku Rexhaj nuk lë askënd pa e përmendur: nga Albin Kurti e deri te ministri Peci e ambasadorja Gërvalla.
“Kallauz kush është i pari,
Albin Kurti e Dejona Mihali.
Thon Rozeta është e para,
nuk ja lëshon rrugën Gërvalla…”
Në vend të një proteste klasike, Rexhaj jep një panoramë të asaj që ai e quan “teatër tragjik qeveritar”, ku të korruptuarit janë bërë legjendë urbane, ministrat janë kthyer në figura satirike, dhe populli – spektator i lodhur që s’mund të qeshë më apor po shikon i hutuar dhe pa zgjidhje!
Kulmi i ironisë vjen kur ai “parashikon” të ardhmen arkitekturore të vendit me këtë varg fatal:
“Albin Kurti he tru sakat,
Dubrava do bëhet 124 kat.”
Për ata që e kuptojnë sarkazmën, mesazhi është ripërsëritur dhe i qartë, më herë kështu flisnin politikanët e Vetëvendosjes: burgjet nuk do të mjaftojnë për t’i strehuar të gjithë ata që janë “hajna, mashtrues e faqezi”. Por sot po dalin pikër të jenë vet të till!
Në fund të fundit, siç thoshte edhe vetë Fishta: “Populli qesh vetëm kur qan.”