Sali Rexhaj ka vendosur të flasë me zërin e ironisë brutale dhe mospërfilljes totale ndaj qeverisë në dorëheqje. Vizita e delegacionit të Kosovës në Srebrenicë, një akt që shumica e konsiderojnë simbol solidariteti dhe respekti ndaj viktimave të gjenocidit, për Rexhajn është vetëm një “abuzim” politik dhe “çmenduri që s’ka shpjegim”.
Ai pyet – pa hamendje: Pse duhet të shkojë dikush në Srebrenicë kur askush nga Bosnja s’ka vizituar Prekazin apo Mejen?
Në një deklaratë që ndërton më shumë tension se mirëkuptim, Rexhaj ngrit pyetje që e përplasin historinë në muret e kontekstit aktual politik.
Për të, liderët që udhëhoqën delegacionin nuk përfaqësojnë askënd dhe janë produkt i një “grushteti institucional”. Në vend të respektit ndërkombëtar, ai sheh një dorëzim të paarsyeshëm para agjendave të jashtme.
Polemikë historike me kufij fetarë dhe diplomatikë!
Rexhaj e sheh historinë e luftërave në Ballkan si një luftë të besimeve dhe ideologjive të huaja, dhe jo si një betejë të përbashkët për drejtësi. Ai kujton mungesën e përkrahjes boshnjake ndaj UÇK-së dhe përmend me ironi se askush nga udhëheqësit e Bosnjës s’ka bërë përpjekje për të vizituar vendet simbolike të dhimbjes shqiptare.
Nëse nuk mjaftonte gjithçka, ai përmend edhe Martin Berishën – një figurë që sipas tij “financoi Lëvizjen Vetëvendosje me para të Serbisë” dhe që tani, si kripë në plagë, “paska edhe shtetësi serbe”.
Dhe për qershinë mbi tortë, Rexhaj e sheh Albin Kurtin si një politikan që “po e shtyn Kosovën drejt agjendave të Turqisë dhe Iranit për një votë të vetme të Emilia Rexhepit”.
Postimi i plotë: