PRIZREN/ Shqiptohen 2 mijë e 640 gjoba për një javë, Policia godet kundërvajtësit

by Nexhat

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, përmes Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe stacioneve policore në kuadër të saj, ka vazhduar me intensitet të shtuar aktivitetet për ofrimin e sigurisë në trafik në zonën e përgjegjësisë që përfshin katër komuna: Prizren, Dragash, Suharekë dhe Mamushë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë periudhës 07.07.2025 – 13.07.2025 janë shqiptuar gjithsej 2,640 gjoba për kundërvajtje në trafik, si rezultat i shkeljeve të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor si dhe janë vendosur pika të shumta kontrolli në rrugët kryesore dhe dytësore, me qëllim të rritjes së prezencës policore në terren dhe parandalimit të aksidenteve.

banner

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, me fokus të veçantë në parandalimin e aksidenteve me pasoja fatale.

Policia po ashtu ka bërë apel qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për një ambient më të sigurt për të gjithë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy