Hoti dorëzon te presidentja kërkesën për mosdekretimin e Bashkim Nurbojës në Bordin e BQK-së

by Nexhat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se së bashku me 14 deputetë të tjerë nga grupet parlamentare të opozitës, ka dorëzuar te presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, kërkesën lidhur me dekretimin e Bashkim Nurbojës në Bordin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Përmes një postimi, Hoti ka theksuar se presidentja duhet t’u përmbahet kompetencave të saj kushtetuese dhe të veprojë në përputhje me përgjegjësitë që i përcakton Kushtetuta.

banner

“Tani mbetet që Presidentja t’i përmbahet kompetencave të saj kushtetuese dhe të veprojë në përputhje me përgjegjësinë që i jep Kushtetuta. Pavarësia e institucioneve dhe respektimi i procedurave kushtetuese duhet të jenë mbi çdo interes tjetër”, shkroi Hoti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy