Nëna e Liridona Ademajt ngushëllon familjen Zekaj: E di mirë çfarë do të thotë kur ta marrin fëmijën

by Nexhat

Familja e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Një mesazh ngushëllimi nga nëna e Liridonës për familjarët e Arlindës është bërë publik nga vëllai i saj, Leonard Ademaj në Facebook.

banner

Në mesazhin e saj, nëna e Liridonës ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjen e Arlindës, duke thënë se e kupton thellësisht humbjen që po përjetojnë, pasi edhe vetë ka kaluar nëpër të njëjtën tragjedi.

“Ngushëllime nga zemra familjarëve të Arlindës. Si nënë që e kam përjetuar dhimbjen më të madhe në jetë, humbjen e vajzës sime nga krimi, e di mirë se çfarë do të thotë kur ta marrin fëmijën e ta copëtojnë zemrën përgjithmonë”, thuhet mes tjerash në mesazh.

Ajo ka treguar se lajmi për vrasjen e Arlindës ia ka rihapur plagët e dhimbjes për humbjen e vajzës së saj.

“Kur e mora vesh se edhe nje cike e Kosoves, Arlinda, u be viktime e vrasjes, mu rihapen plagte e shpirtit dhe mu copetua zemra prape. Vetem drejtesia e shpejte mund t’i ngushelloje familjaret”, thuhet në mesazh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy