Arrestimi i Popoviq, Gjuriq dhe Petkoviq i ankohen QUIN’tit: E papranueshme, është edhe anëtar i ekipit të dialogut

by Nexhat

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Marko Gjuriq dhe Drejtori i Zyrës për Republikën e Kosovës Petar Petkoviq biseduan sot në Beograd me ambasadorët e vendeve të QUINT (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia) dhe Shefin e Misionit të BE-së, siç thonë për rreth situatës pas arrestimit të Ndihmës Drejtorit të Zyrës për Kosovën, Igor Popoviq, i cili foli kundër UÇK-së.

Njoftimi vijon me propagandë gjoja se ai dhe serbet po persekutohen.

banner

Në njoftimin e tyre thuhet se “u theksua se arrestimi i Popoviq përfaqëson një vazhdim të persekutimit politik të serbëve, dhe se këtë herë u arrestua edhe një anëtar i ekipit negociator, gjë që është e papranueshme për Beogradin. Gjuriq kujtoi se arrestimi ndodhi pikërisht në ditët kur përkujtohen vuajtjet e serbëve dhe romëve në Rahovec dhe Staro Gracko”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy