Maqedonci i reagon Gashiqit që hodhi akuza për “spastrim etnik”: Deklaratë në frymën e Vuçiqit dhe idolit të tyre Millosheviq

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, thotë se “deklarata e Ministrit serb të Mbrojtjes, Gashiq, se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe institucionet tona po “sajojnë luftën kundër krimit për qëllime terrori dhe spastrimi etnik”, është një deklaratë në frymën e shefit të tij, Aleksandër Vuçiq, dhe idolit të tyre të përbashkët ideologjik, kryekriminelit Sllobodan Millosheviq”.

Maqedonci thotë se “kur flasim për krimin dhe destabilizimin, i kujtojmë Ministrit Gashiq se politika shtetërore e Serbisë mbetet gjeneratorja dhe mbështetësja më e madhe dhe më e rrezikshme e destabilizimit dhe krimit në Ballkanin Perëndimor”.

banner

“Sa për pretendimin e rremë se Qeveria e Kosovës po ndjek politika kundër komuniteteve jo-shqiptare, është pikërisht Kryeministri Kurti dhe Qeveria aktuale që po gëzojnë mbështetje të gjerë dhe të qëndrueshme nga komunitetet jo-shumicë, përfshirë edhe komunitetin serb. Kjo falë politikave të drejta që bazohen në drejtësi dhe barazi”, shton ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy