Sveçla publikon dokumentin: Serbia po përhap dezinformata për një rast pronësor në veri, Vuçiq ndjek doktrinën e Çosiqit

by Nexhat

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të zyrtarëve serbë lidhur me një çështje pronësore në veri të Kosovës, duke i cilësuar ato si pjesë e një fushate të rrezikshme dezinformimi të udhëhequr nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka shpërndarë reagimin zyrtar të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), e cila ka sqaruar se prona në fjalë, që i përket familjes Shipolli, është njohur ligjërisht që në vitin 2005.

banner

Sipas agjencisë, të gjitha veprimet e ndërmarra janë bazuar në vendime përfundimtare të institucioneve të drejtësisë.

Ministri Sveçla theksoi se Serbia po përpiqet të manipulojë opinionin përmes gënjeshtrave të fabrikuara dhe bëri një krahasim të ashpër me ideologun serb Dobrica Çosiq.

“Siç ka deklaruar njëri nga ideologët dhe frymëzuesit kryesorë të krimeve serbe në fund të shekullit të kaluar, Dobrica Çosiq – se gënjeshtra është interes nacional serb – Vuçiq dhe shpura e tij po mundohen me përpikëri t’i qëndrojnë kësaj,” ka shkruar ai.

Në përfundim, Sveçla theksoi se në Republikën e Kosovës do të mbizotërojë e vërteta dhe sundimi i ligjit.

“Por kot e kanë. Në Republikën tonë, jo vetëm e vërteta, por edhe rendi e sundimi i ligjit do të mbizotërojnë kurdo dhe kudo,” ka përfunduar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy