Franca shpreson në lirimin e Igor Popovicit: Anëtarët e ekipeve negociatore duhet të lëvizin lirshëm e sigurt në dy vendet

by Nexhat

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka lëshuar një komunikatë për media duke thënë se Franca mbështetë ndërmjetësimin evropian që synon normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë,

Siç thuhet në reagim, kjo kërkon që negociatorët dhe ekipet e tyre të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm dhe të sigurt brenda dy vendeve, duke shtuar se shpresojnë që Igor Popovic si zëvendës i Petar Petkoviqit të lirohet sa më shpejt të jetë e mundur.

banner

“Shpreson që zëvendësnegociatori serb, z. Igor Popoviç, të lirohet sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në reagim.

“Franca u kërkon të dyja palëve të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të dëmtojë rifillimin e dialogut. Ajo mirëpret përpjekjet e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në këtë drejtim”, përfundon njoftimi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy