Thaçi për vitet që po kalon në Hagë: Jeta nuk rikthehet, por shpirtin mund të ma merr veç ai që ma ka dhënë

by Nexhat

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në intervistën në Rubikon në Klan Kosova ka folur për pesë vitet që i ka kaluar në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Thaçi u shpreh se si i burgosur, njeriu është si peshku pa ujë, e qelinë e cilësoi si “acar i jetës”.

banner

“Burgu kjo jetë e re në botën e re jo të këndshme, e çuditshme dhe e huaj. Në këto rrethana izolimi, errësire dhe vetmie gjërat ngatërrohen me brishtësi e pasion. Ende po arrijë të maksimalizoj shpresën dhe angazhimin dhe minimizoj tendencën e mërzisë dhe kotësisë”, tha Thaçi në Rubikon.

Tutje, ish-kreu i shtetit u shpreh se kurrë ritmi i jetës së tij nuk ka lëvizur më shpejt sesa periudha që ka kaluar në Hagë, teksa u shpreh se “jeta nuk rikthehet, por shpirtin mund të ma merr veç ai që ma ka dhënë”.

“Mund të tingëlloj naiv apo absurd, por kurrë ritmi i jetës sime nuk ka lëvizur më shpejt sesa periudha që kam kaluar këtu, por për fat të keq janë vite “qetësisht” dhe “butësisht” të humbura”.

“Është kohë e humbur jetësore prej më të mirave dhe më efektive që mund ketë qenia njerëzore vite pa mision të zgjedhur nga ana ime. Jam i vetëdijshëm, jeta nuk rikthehet. Por, shpirtin mund të ma merr veç ai që ma ka dhënë”, tha Thaçi, njofton Klankosova.tv.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy