Haxhiu reagon pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan: Duhet hetim i plotë, familjeve të prekura t’iu ofrohet përkrahja e nevojshme

by Nexhat

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, është shprehur e tronditur nga lajmi për vrasjen e dyfishtë që ndodhi të premten, më 09.10.2026, në Livoç të Ulët të Gjilanit.

Përmes një reagimi në Facebook, kryeparlamentarja Haxhiu ka kërkuar nga institucionet zbardhjen e rastit dhe u ka shprehur ngushëllime familjeve të prekura nga ky rast.

banner

“Pres nga institucionet përgjegjëse që të zhvillojnë një hetim të plotë, të paanshëm dhe profesional, në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e këtij krimi dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Në këto momente të rënda, familjeve të prekura duhet t’u ofrohet gjithë mbështetja e nevojshme, duke respektuar privatësinë dhe dinjitetin e tyre” – ka shkruar ajo ndër të tjera në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy