Thaçi e lëvdoi mbrëmë, Rama ia kthen sot: Komandant, çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare

by Nexhat

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar pas deklaratave nga Haga të ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili tha: “Unë jam privuar përkohësisht, por populli im është i lirë”.

Rama tha se drejtësia ndërkombëtarë “s’është as e lirë dhe as me erë të mirë”.

banner

“Shumë e vërtetë Komandant. Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare”, ka shkruar Rama.

Deklarata e Ramës vjen pas lëvdatave që mori nga Thaçi, i cili mbrëmë në një intervistë me shkrim në Klan Kosova tha se Shqipëria sot është në drejtimin e duhur, e destinuar të ketë të ardhme të sigurt perëndimore dhe sipas tij, Rama po e bën historinë europiane të shqiptarëve.

“Shqipëria sot, është në drejtimin e duhur, e destinuar të ketë të ardhme të sigurt perëndimore.  Edi Rama po dëshmon vizion të shëndetshëm e modern me plot optimizëm dhe besim.  Edi po e transformon dhe emancipon Shqipërinë dhe shqiptarët.  Edi po e bën historinë evropiane të shqiptarëve”, u shpreh Thaçi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy