Shtyhet serish fillimi i dëshmive të mbrojtjes në Speciale – tani caktohet për shtator

by engel

Fillimi i dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për herë të tretë. Pas dy shtyrjeve të mëparshme, nga korriku në gusht dhe tani në shtator, gjykata ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për një afat shtesë për përgatitjen e procesit.

Sipas avokatit Taulant Hodaj, zvarritja ka ardhur për shkak të kompleksitetit të mbrojtjes, veçanërisht për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi, të cilët kanë më shumë dëshmitarë të planifikuar krahasuar me ekipet mbrojtëse të Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

banner

“Mbrojtja ka pasur nevojë të përgatitet më herët me dëshmitë, për të shmangur zvarritjen. Strategjitë janë të ndryshme – ata që kanë më pak dëshmitarë ndoshta besojnë se Prokuroria nuk ka arritur të provojë akuzat dhe se nuk nevojiten shumë dëshmi për ta përgënjeshtruar atë,” tha Hodaj për RTK.

Nga ana tjetër, avokati Ardian Bajraktari thekson se mbrojtja po përballet me kohë të kufizuar për të paraqitur dëshmitë, gjë që, sipas tij, krijon pabarazi në proces.

“Afati i shkurtër për mbrojtjen cenon parimin e barazisë së palëve. Megjithatë, fakti që janë parashikuar pak dëshmitarë mund të jetë sinjal se procesi është drejt fundit dhe se gjykimi në shkallë të parë mund të përfundojë brenda këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm,” deklaroi Bajraktari për RTKlive.

Detaje të mëtejshme pritet të sqarohen në seancën përgatitore që do të zhvillohet në fund të muajit gusht.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy