Natyra Kuçi thotë se u pengua nga mbështetës të AAK-së gjatë aktiviteteve të saj në Deçan (PAMJET)

by Nexhat

Kandidatja e PSD-së për kryetare të Deçanit, Natyra Kuçi, ka thënë se është penguar nga mbështetës të AAK-së në këtë komunë.

Ajo ka thënë se e ka ditur që politika ka sfida, por shtooi se as zhurma e as serenat e panikut nuk e ndalin.

banner

Por shton se pushteti lokal ka frikë se ajo si kandidate për kryetare i ka dhënë qytetarëve të Deçanit artikulim politik për problemet.

“As sulmi e zhurma, as serenat e panikut nuk mund ta ndalin, as për një minut të vetëm, aktivitetin tonë. Këto gjeste janë shenja frike nga denoncimet e mia të përditshme. Frikë që problemeve të Deçanit iu kam dhënë artikulim politik e zë. Frikë që qytetarët po bashkëpunojnë me mua në denoncim, teksa një pjesë e madhe e ideve për video janë të banorëve këtu. Nuk ka fishkëllimë që na tremb”, ka shkruar ajo në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy