Ramadani flet për qasjen e Qeverisë së Mickoskit ndaj shqiptarëve

by Nexhat

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët Blerand Ramadani në “Rubikon” në Klan Kosova tha se brohoritja antishqiptare në Maqedoninë e Veriut është ngjarje e rëndë dhe reflekton aktualitetin institucional, që sipas tij, është arsyeja pse ata e lanë qeverinë.

Sipas Ramadanit, heshtja kohore e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski që ishte i pranishëm në këtë ndeshje, është shqetësuese.

banner

“Këto fyerje vijnë pas një qetësie multietnike në Maqedoninë e  Veriut, dhe e dyta ndodhi me një moment që i paraprinë disa zhvillimeve brenda kësaj qeverie, gjë për të cilën ne alarmuam qysh dy-tre muaj para se ta lëshonim qeverinë, ndoshta kjo atmosferë është edhe refleksion i asaj për të cilën ne vendosëm që sot t’i bashkohemi opozitës shqiptare”, tha Ramadani.

Ramadani shton se qysh para pesë ose gjashtë muajsh ka filluar defaktorizimi i shqiptarëve në institucionet e Maqedonisë së Veriut.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy