Publicisti Bleron Baraliu ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke e akuzuar për shkelje flagrante të të drejtave të njeriut dhe abuzim të pozitës publike.
Në një deklaratë publike, Baraliu i ka bërë thirrje mediave që ta publikojnë reagimin e tij dhe t’i bashkohen protestës kundër, siç e cilëson ai, “aktit të ulët dhe anti-demokratik”.
Sipas Baraliut, Sveçla ka shkelur hapur Nenin 31 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Nenin 6(2) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke paragjykuar fajësinë e personave të arrestuar vetëm një ditë pas ndalimit të tyre.
“Ky është një veprim kundërligjshëm, sharlatan dhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj parimeve themelore të demokracisë,” shkruan Baraliu, duke theksuar se reagimi i tij vjen pavarësisht krimeve të supozuara apo identitetit të të akuzuarve.
Ai e cilëson mbrojtjen e demokracisë si një kusht të patjetërsueshëm për ndërtimin e një shoqërie progresive dhe të ardhmen e kombit.
Sipas analizës së AI, veprimi i ministrit mund të klasifikohet në tri kategori kryesore:
– Shkelje e prezumimit të pafajësisë – në kundërshtim me Nenin 31 të Kushtetutës dhe Nenin 6(2) të KEDNJ.
– Persekutim politik – nëse veprimi ka për qëllim goditjen e kundërshtarëve politikë.
– Abuzim i detyrës publike – përdorimi i pozitës për të ndikuar apo paragjykuar procesin gjyqësor.