Bislimi: Kosova nuk duhet të bëhet “monedhë kusuri” për Ukrainën

by engel

Aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara, Faton Bislimi, ka thënë se me 15 Gusht e gjithë bota do të ketë sytë nga Alaska, ku pritet të zhvillohet takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas Bislimit, ky takim ka rëndësi të madhe për shqiptarët në përgjithësi dhe për Kosovën në veçanti, pasi SHBA-të janë aktualisht të fokusuara në çështje të mëdha gjeopolitike, sidomos në Ukrainë.

banner

Ai apeloi që liderët e Kosovës të punojnë më shumë dhe të mos mjaftohen vetëm me deklarata për marrëdhëniet me Amerikën. Qëllimi, sipas tij, duhet të jetë mbrojtja e interesave të Kosovës në mënyrë që vendi të mos përfundojë si “monedhë kusuri” në marrëveshjet mes fuqive të mëdha.

“Ajo që na intereson më shumë si shqiptarë dhe si Kosovë është që SHBA-ja dhe Rusia, për shkak të situatës në Ukrainë, të arrijnë një marrëveshje që nuk i bën dëm Ukrainës, por sjell paqe, zhvillim dhe ndalim të konfliktit atje,” tha Bislimi.

Ai shtoi se, duke marrë parasysh marrëdhëniet e ngushta historike mes Serbisë dhe Rusisë, Kosova duhet të jetë gjithmonë syhapur dhe aktive në diplomaci, për të mos mbetur jashtë tryezave ku merren vendime të rëndësishme për rajonin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy