Pas një ndërprerjeje katërmujore për shkak të një defekti teknik, rezonanca magnetike në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është rikthyer në funksion.
Lajmi është konfirmuar nga vetë spitali, i cili përmes një njoftimi ka theksuar rëndësinë që kjo pajisje ka për diagnostikimin modern dhe të saktë.
“Ky është një lajm i mirë si për pacientët tanë ashtu edhe për stafin mjekësor, pasi kjo pajisje është thelbësore për diagnostikimin modern dhe të saktë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Pacientët që kishin pasur termine të caktuara më parë nuk do t’i humbin ato. Ata ftohen të kontaktojnë në numrin 044 474 590, gjatë ditëve të punës nga ora 11:00 deri në 13:00, për të ripërcaktuar terminin.
Ndërkohë, përcaktimi i termineve të reja për rezonancë do të fillojë nga data 1 shtator 2025.