“Albin dorëzohu në Prokurori” – shfaqen grafite me kërkesë për Kurtin në Prishtinë

by Nexhat

“Albin dorëzohu në Prokurori” – ky mbishkrim është shfaqur ditëve të fundit në disa lagje të Prishtinës, duke tërhequr vëmendjen për shkak të mesazhit të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Grafitet po shfaqen në një kohë kur vendi ndodhet në ngërç politik dhe institucionet e reja ende nuk janë formuar, . 

banner

Edhe pse nuk dihet nëse lidhen drejtpërdrejt me ndonjë rast të caktuar, mesazhet në mure mund të jenë mesazh lidhur me rastin  rreth çështjes së rezervave shtetërore. 

Pasi kujtojmë se Gjykata e Prishtinës, më 4 mars 2025, kishte lëshuar urdhër që Kurti të paraqitej në Prokurori për të dhënë dëshmi për këtë rast. Përkundër urdhrit, ai nuk ishte paraqitur, duke u gjobitur dy herë në shumën 250 euro. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy