Bajrami për Rashiqin: Kurti po kërkon të shkelet Kushtetuta për dikë që as hipotetikisht s’e njeh Kosovën

by Nexhat

Deputeti i partisë serbe të Kosovës, “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Nenad Rashiq, nuk ka shprehur gatishmëri që të njohë shtetin e Kosovës, në rast se një ditë ai do të bëhej president i Serbisë.

Në televizionin “Dukagjini”, ai u pyet për një skenar hipotetik kur në të ardhmen do të bëhej kreu i shtetit serb, se a do ta njihte shtetësinë e Kosovës, por ai tha: “Nuk e di”.

banner

Për këtë ka reaguar shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila tha se kreu i LVV-së, Albin Kurti po kërkon të shkelet Kushtetuta e Kosovës për dikë që as hipotetikisht s’e njeh pavarësinë e vendit.

“Albin Kurti po kërkon nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të shkelin Kushtetutën e Republikës së Kosovës për të bërë nënkryetar të Kuvendit një person i cili as hipotetikisht nuk e njeh Kosovën, sepse ajo është në preambulën e Kushtetutës së Serbisë. Kaq sa i përket ”patriotizmit” të Albin Kurtit dhe partisë së tij”, shkroi Bajrami,

Nenad Rashiqi tash e dy herë po tenton që të zgjidhet nënkryetar i kuvendit nga pakicat serbe, por që në të dy rastet ka dështuar pasi mori vetëm 56 vota.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy