Prattipati bën homazhe për të zhdukurit me dhunë gjatë luftës, riafirmon angazhimin amerikan për drejtësi

by Nexhat

E Ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane, Anu Prattipati, ka bërë homazhe e Monumenti i Personave të Zhdukur, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë.

Në homazhe ishin edhe presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri në detyrë, si dhe ambasadorë të vendeve të tjera në vend.

banner

Ambasada tha se solidarizohen me familjet e të zhdukurve, ndërsa riafirmuan angazhimin për drejtësi.

“E Ngarkuara me Punë i SHBA-së, Anu Prattipati, iu bashkua kosovarëve në përkujtimin e viktimave të zhdukjeve me forcë gjatë konfliktit në Kosovë. Ne solidarizohemi me familjet e tyre dhe riafirmojmë angazhimin tonë për të vërtetën dhe drejtësinë. Çdo familje meriton përgjigje për fatin e të dashurve të tyre”, shkroi ambasada

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy