Rashiq: Kandidimi im për nënkryetar të Kuvendit nuk përbën shkelje

by Nexhat

Nenad Rashiq, në një intervistë në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me kandidimin e tij për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se kandidimi i tij nuk përbën shkelje të rregullave apo procedurave.
“Shkurt, jo”, u shpreh Rashiq.

banner

Duke komentuar debatet e fundit publike rreth ligjshmërisë së kandidimit, Rashiq theksoi se vetë nuk është jurist, megjithëse, siç tha ai, “krejt po bëhen të tillë” ditëve të fundit.

“Unë njoh njerëz [juristë] të cilët e dinë, të cilët janë në njëfarë forme ose kanë qenë brenda Kushtetueses dhe i pyes dhe i kërkoj sqarime shtesë dhe saktë”, tha Rashiq.

Ai shtoi se për çdo hap kërkon konsultime nga ekspertët për të siguruar që veprimet e tij të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Rashiq dy herë nuk ka marrë votat e duhura për tu zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. Nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i ri i Kuvendit Dimal Basha ju kanë bërë thierrje deputetëve të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës që ta votojnë Rashiqin sepse “ai nuk është nga Lista Serbe”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy