Haziri për zhvillimet e fundit në Kuvend: Me rëndësi që agjenda e fshehur po ecën

by Nexhat

Deputeti i LDK’së, Lutfi Haziri, në një postim në Facebook, situatën aktuale e ka përshkruar si “politikë ‘një hap para e dy prapa’ edhe në rastin e konstituimit të Kuvendit”.

Ai shtoi se agjenda e fshehur po ecën.

banner

“Kur të gjithë besonin që me zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të shumicës politike e etnike, u bë një hap para, ndodhi veprimi. Ndarja e zgjedhjes së Nënkryetarëve të pakicave dhe dy hapa prapa. Asgjë e re. Më rëndësi që agjenda e fshehur po ecën.”

Haziri ka thënë se bashkëpunimi është obligativ dhe jo vullnet.

“Këta s’e kuptojmë ose nuk duan ta kuptojnë frymën e Kushtetutës që bashkëpunimi është obligativ e jo vullnet. Pragmatizmi politik e kompromisi janë vlera në politikë e jo dobësi. Sa i përket të drejtave për komunitetet pakicë në Kosovë edhe vetë jam bindur tash se pse miqtë ndëkombatarë na kërkonin që t’i bënim e garantonim vetëm me mekanizma kushtetues. Republika, mbi të gjitha!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy