Bajrami: Arsimi në Kosovë ka degraduar, na duhet reformë rrënjësore

by Nexhat

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se gjendja aktuale në sektorin e arsimit në Kosovë, për këto 11 vitet e fundit ka vetëm degradim.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka ndarë një moment personal nga jeta e saj, duke e krahasuar fillimin e rrugëtimit shkollor të vajzës së saj me gjendjen e tanishme të arsimit në vend.

banner

“Sot, 11 vjet më parë, unë, Nazi dhe Vlera e dërguam Stinën për në klasën e parë, në shkollën ‘Hasan Prishtina’ te mësuesja Zylfije Namani, tashmë e pensionuar. Sot, Stina e ka ditën e parë të vitit të fundit shkollor në shkollën e saj ‘Xhevdet Doda’. Kanë kaluar 11 vite e për fat të keq, arsimi në Kosovë ka pasur vetëm degradim”, ka shkruar ajo.

Deputetja theksoi se tashmë është bërë vonë që fokusi të kthehet te arsimi, dhe se është e domosdoshme një reformë rrënjësore në këtë sektor,

“Tashmë është bërë vonë që fokusi të kthehet te arsimi. Ne na duhet reformë rrënjësore: investime në infrastrukturë dhe në materiale didaktike, trajnime për gjithë personelin arsimor e paga të dinjitetshme dhe për këtë duhet të kemi konsensus kombëtar”.

“Urime vitin e ri shkollor të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve!”, ka shkruar Bajrami

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy