“E njohin Shukri Bujen – Eksperiment” Çka mendon Imri Ahmeti për kundërkandidatët

by Nexhat

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili synon edhe një mandat, u pyet në Pressing në T7 për kundërkandidatët e tij.

Ahmeti u shpreh i bindur se do të jetë fitues i Lipjanit.

banner

Derisa u pyet për Shukri Bujën, Ahmeti tha “ma ka ndihmu shumë kandidimi i këtyre dyve, PDK dhe VV, janë të hendikepuar. Dikush nga e kaluara e dikush nga mosnjohja e së tashmes”.

“E njeh periudhën e qeverisjes së tij gjithë Lipjani, e njohin edhe mediat”, tha Ahmeti për Bujën.

“Duke qenë jashtë rrjedhave për vite të tëra është vështirë me ditë se si duhet me u sjellë, si mund të menaxhohet e administrohet një pushtet lokal dhe kam pa që kanë mosnjohuri goxha të mëdha”.

“Mendoj që janë larg njohurive se si menaxhohet e administrohet komuna”, tha Ahmeti në Pressing.

“Mendoj që është eksperimet, më shumë kalkulime personale sesa dicka serioze. Ose është kthim mrapa për një periudhë që e njeh e gjithë Lipjani”, vijoi ai.

Sipasj tij, kanididatët e partive të tjera janë të “një ideje të përbashkët që me shku në balotazh e pastaj me u bë bashkë”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy