Komandanti i KFOR-it pret presidenten, kërkon zgjidhje të shpejtë të ngërçit parlamentar

by Nexhat

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, ka pritur sot për takim në Camp Film City në Prishtinë, presidenten Vjosa Osmani,

Dyshja sipas njoftimit të lëshuar, diskutuan për situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës,

banner

Barduani theksoi rëndësinë e zgjidhjes së shpejt të ngërçit parlamentar dhe koordinimit të rregullt me organet e sigurisë si faktor kyç për stabilitetin në vend.

”Takimi, pjesë e bashkëpunimeve të rregullta të Gjeneral Barduanit me homologët institucionalë, u përqendrua në situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë. Gjeneral Barduani shprehu dëshirën për një zgjidhje të shpejtë të ngërçit parlamentar dhe ritheksoi rëndësinë e koordinimit të rregullt dhe komunikimit të qëndrueshëm ndërmjet KFOR-it dhe organizatave të sigurisë së Kosovës si faktor kryesor për stabilitetin”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy