Qeveria rrit shpenzimet, për tre muaj i harxhon afro 800 milionë

by Nexhat

Qeveria e Kosovës ka shpenzuar 784.9 milionë euro në tremujorin e dytë të vitit 2025.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ku poashtu u bë e ditur se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shpenzimet e ekzekutivit ishin679.1 milionë euro.

banner

ASK-ja poashtu ka treguar se ku janë bërë shpenzimet më të mëdha.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (28%); kontributet sociale dhe përfitimet (26%); formimi i kapitalit bruto (15%); dhe konsumi i ndërmjetëm (14%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në njoftim të kësaj agjencie,

972.6 milionë euro ishin të hyrat  e Qeverisë për po të njëjtën periudhë, ku krahasuar me vitin e kaluar që ishin 82.6 milionë, ato kanë shënuar rritje,

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë: tatimet në produkte që paraqesin 64%; tatimet rrjedhëse në të ardhura (16%); aktivet dhe detyrimet financiare (10%). Ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy