Shala: E dëmshme për drejtësinë kur kryeministri shmang Prokurorinë

by Nexhat

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, lidhur me mosparaqitjen e tij në Prokurori, duke thënë se një veprim i tillë dëmton rëndë sistemin e drejtësisë.

Ai në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, tha se ky veprim është imazh i keq për qytetarët por edhe para syve të ndërkombëtarëve.

banner

“Shumë është e dëmshme për sistemin gjyqësor kur një kryeministër më 10 shkurt thotë se nuk do të shkojë në zyrën e prokurorit”.

“Çfarë imazhi i jep kjo qytetarit, kur kryeministri nuk e merr ftesën prej Prokurorisë apo kur një vendim gjykate dënohet nga kryeministri dhe ai nuk shkon të japë dëshmi para Prokurorisë Speciale. Ky është një imazh i keq për sistemin e drejtësisë, por edhe në atë ndërkombëtar”,  ka deklaruar Shala

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy