Tahiri vlerëson Kroacinë për kritikat ndaj BE-së për sulmin serb, përmend heshtjen e Qeverisë Kurti

by Nexhat

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, ka vlerësuar lart deklaratën e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq në Forumin e Bledit, i cili kritikoi BE-në për heshtjen ndaj sulmit serb në Banjskë.

Ndër tjera, ish-zëvendëskryeministrja, kritikoi Qeverinë Kurti për mungesën e reagimit, ndonëse, sipas saj, “Kosova u sulmua dhe u ndëshkua”,

banner

”E vlerësoj lart deklaratën e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq në Forumin e Bledit, i cili kritikoi BE-në për heshtjen ndaj sulmit në Banjskë – ndërkohë qeveria Kurti ka heshtur vetë, ndonëse Kosova edhe u sulmua edhe u ndëshkua. Aleanca strategjike Kosovë–Kroaci, të cilën e kishim vendosur bashkë me ministren e jashtme kroate Vesna Pusiq gjatë vizitës sime në Kroaci në vitin 2012, në cilësinë time si Zëvendëskryeministre për siguri nacionale dhe politikë të jashtme”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy