Dimiq: Aktorët e grafiteve kërcënuese ndaj Kurtit duhet të zbulohen

by Nexhat

Radimir Dimiq, kryetari i Multietnikes së Kosovës, në një deklaratë për media ka reaguar ndaj grafiteve me përmbajtje kërcënuese për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Dimiq ka thënë se shteti i Kosovës, institucionet e sundimit të ligjit, policia dhe hetuesia, duhet të veprojnë urgjentisht në Veri të Kosovës për të zbuluar se kush qëndron prapa kërkimit me jetë kundër kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

banner

Sipas tij kërcënimet e tilla po shfaqen dhe orkestrohen nga organizata fantome të cilat manipulojnë duke i deklaruar në emër të shumicës se komunitetit serb në Kosovë, që është mashtrim dhe përpjekje për manipulim tashmë në fazën e fundit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të qeverisë.

“Po ashtu këto grafite kërcënuese kanë për qëllim krijimin e një atmosfere të pasigurt dhe të tensionuar pas ndërrimit dhe lëshimit në qarkullim të Urës së re mbi Ibër dhe në park të zgjedhjeve lokale. Aktorët dhe sponsorët e këtyre grafiteve duhet të zbulohen, të kapen dhe ndëshkohen”, ka thënë Dimiq në deklaratën e tij

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy