Imri Ahmeti viziton fermerët që menaxhojnë mbi 44 hektarë tokë bujqësore në Lipjan, i ngazllyer me punën e tyre

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, dhe kandidat i LDK-së edhe për një mandat tjetër ka vizituar sot tre afaristë të përkushtuar – Mehdiun, Rexhepin dhe Refikun – të cilët menaxhojnë mbi 44 hektarë tokë të mbjellë me speca dhe grurë.

Sipas Ahmetit, nga këto sipërfaqe deri më tani janë eksportuar mbi 290 mijë kilogramë speca, ndërsa rendimenti i pritshëm është rreth 750 tonë. Përveç kësaj, planifikohet edhe prodhimi i 30 tonëve spec të konservuar.

banner

I pari i Lipjanit ka theksuar se këto arritje janë dëshmi e punës së palodhur të fermerëve dhe e potencialit të madh që ka bujqësia vendore në prodhim, përpunim dhe eksport.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy