Komentatori politik, Halil Matoshi, e ka quajtur shkelje të rëndë kushtetueses çështjen e mosvotimit të nënkryetarit nga komuniteti serb.
Të enjten në “Adresa”, Matoshi ka thënë se me këtë rast është shkelur edhe letra e njohjes nga George W.Bush, përkatësisht SHBA-të.
“Shkelje ka pas edhe shkelje të rëndë të Kushtetutës, ma e keqja është që është shkelje e edhe jo vetëm pakos së Ahtisaarit, e cila e derivon Kushtetutën e Republikës sonë, por është shkelje edhe e letrës së njohjes nga George W.Bush përkatësisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila thotë se Kosova ka pranuar vullnetarisht pakon e Ahtisaarit dhe ti respektojë të drejtat e komunitetit serb”, tha Matoshi.

