Përparim Rama në “Kodrën e Trimave”: Kjo lagje moderne, me investime të shumta – 4 vjet nuk janë boll

by Nexhat

Banorët e “Kodrës së Trimave” i rezervuan pritje të përzemërt sonte kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Rama ka prezantuar para qytetarëve projektet e shumta të realizuara në katër vitet e fundit.

banner

I pari i kryeqytetit ka thënë se katër vjet nuk janë boll, duke shpalosur premtimet për mandatin tjetër, e ku në qendër ishte ndriçimi në krejt lagjen.

“Këtu jam me banorët fantastik të Kodrës së Trimave. Kjo lagje po shndërrohet në një lagje moderne me investime të shumta në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe hapësira publike. Nga rrugët, ndriçimi, deri te shkollat me mësim tërëditor, po krijojmë kushte më të mira jetese për qytetarët. Kërkesat e qytetarëve janë  prioriteti ynë. Prandaj, çdo brengë e banorëve, po trajtohet dhe do të trajtohet me seriozitet. Shihemi prap dhe ju dua!”, ka thënë Rama.

Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e parezervë gjatë gjithë kohës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy