Mësimdhënësi ndalohet për 48 orë, ushtroi dhunë ndaj nxënësit 

by Nexhat

Një video sot ka qarkulluar në media dhe në rrjetet sociale, ku shihej një mësimdhënës duke i goditur nxënësit e tij me radhë.

Për këtë mësues thuhet se punon në shkollën “Avni Rrustemi” në Zallq të Istogut.

banner

Klankosova.tv ka kontaktuar zëdhënësin e Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçin, për këtë rast, dhe i njëjti ka thënë se mësuesi është ndaluar për 48 orë.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, mësimdhënësi është ndaluar për 48 orë për dhunën e ushtruar ndaj nxënësit për veprën penale ‘sulm ndaj viktimës së ndjeshme’”, ka thënë Nikçi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy