35 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut

by Nexhat

Sot, më 7 shtator 2025, bëhen 35 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e njohur si “Kushtetuta e Kaçanikut”.

Dy muaj pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese (7 shtator), e njohur si “Deklarata e Pavarësisë”,( Më 2 korrik 1990, delegatët e Kuvendit miratuan publikisht Deklaratën Kushtetuese) të njëjtët delegatë nxorën aktin më të lartë juridik – Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me këtë ata edhe formalisht e shpallën Kosovën Republikë.

banner

Shpallja e Kushtetutës së Kosovës është bërë në Kaçanik më 7 shtator 1990, në një organizim të fshehtë, pasi vendi ishte i mbushur nga forcat policore dhe ushtarake të pushtuesit, të cilit kishin nisur një spastrim të hapur të institucioneve të Kosovës, duke i larguar punëtorët shqiptarë dhe futjen e masave të dhunshme.

Po ashtu, deputetët që kishin shpallur Deklaratën ishin edhe personat të cilët regjimi serb i asaj kohe ishte vënë në kërkim të tyre.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës është shpallur në Kaçanik, pasi ishte qyteti më i afërt me kufirin me Maqedoninë e Veriut, dhe mundësia e shpalljes së Kushtetutës ishte më e lehtë.

7 Shtatori cilësohet si identitet i historisë së re të Kosovës dhe njëra nga datat më të rëndësishme të historisë së Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy