Në Berlin, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryediplomati Johann Wadephul, kanë mbledhur përfaqësuesit diplomatikë të tyre nëpër botë,
Ambasada gjermane ka publikuar pjesë të fjalimeve që janë bërë nga Merz dhe Wadephul, e ku rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe Ballkanit Perëndimor, përfshirë Republikën e Kosovës, duke u cilësuar si një rajon që mbetet një prioritet i qartë për politikën e jashtme gjermane.
“Kjo është nënvizuar në hapjen e Konferencës së Ambasadorëve këtë vit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane.
“Këtë javë, Shefat e Misioneve të Gjermanisë mblidhen në Berlin për Konferencën e 23-të vjetore të Ambasadorëve. Konferenca u hap me fjalimet e Kancelari Friedrich Merz dhe Ministrit të Jashtëm Johann Ëadephul. Gjatë ditëve në vijim, Ambasadori Jörn Rohde dhe kolegët e tij mblidhen së bashku për të formësuar drejtimin e politikës së jashtme të Gjermanisë dhe për të nxitur bashkëpunim të fortë me partnerët tanë në mbarë botën”, përfundon njoftimi.

