Shtypi suedez pas humbjes: “Kosova na mësoi çfarë do të thotë dinjiteti në futboll”

by engel

Humbja 2:0 nga Kosova në Prishtinë ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin sportiv suedez. Media prestigjioze Sportbladet ka pasqyruar zhgënjimin e madh pas disfatës së “Tre Kronorëve”, duke e cilësuar ndeshjen si një humbje jo vetëm sportive, por edhe të dinjitetit.

Gazetari Simon Bank ka shkruar në një koment të publikuar se kjo përballje nuk do të mbahet mend për rezultatin, por për mënyrën sesi Suedia e humbi identitetin në fushë.

banner

“Pas kësaj mbrëmjeje në Prishtinë, nuk do të flasim më për Kupën e Botës. Do të flasim për baziken – si të luajmë futboll në përgjithësi. Të humbësh ndeshjet është një gjë, por të humbësh dinjitetin sikur tani është krejt ndryshe”, ka theksuar Bank.

Ai ka vlerësuar lart paraqitjen e Kosovës, duke përmendur stilin e lojës, intensitetin dhe ndryshimet taktike që sollën epërsinë e kuq e kaltërve.

“Më godit fort në fytyrë dhe unë ndihem i gjallë. Faleminderit për këtë, Kosovë”, ka shkruar më tej gazetari suedez, duke pranuar se përfaqësuesja e vendit të tij nuk ka balancë mes sulmit dhe mbrojtjes.

Kjo humbje ka ngritur shqetësime serioze në kampin suedez, ndërsa për Kosovën fitorja konsiderohet një nga më të rëndësishmet në garën për kualifikimet drejt Botërorit 2026.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy