Janjiq: Radoiçiq dhe grupi i Banjskës u stërvitën nga ushtria serbe – Vuçiq i përfshirë në sulmin terrorist

by engel

Dushan Janjiq, themelues i Forumit për Marrëdhënie Etnike, ka hedhur akuza të rënda ndaj strukturave shtetërore serbe, duke përfshirë edhe presidentin Aleksandër Vuçiq, për rolin e tyre në sulmin e armatosur në Banjskë të Kosovës më 24 shtator 2023.

Në një intervistë për televizionin Nova, Janjiq e cilësoi ngjarjen si një akt terrorist të organizuar me përfshirje të drejtpërdrejtë nga ushtria serbe dhe ndihmë të jashtme, përfshirë atë ruse.

banner

Milan Radoiçiq, i cili ka pranuar publikisht se ishte organizator i sulmit, sipas Janjiqit, nuk është thjesht një figurë e krimit të organizuar, por një aktor me ndikim të thellë politik dhe ushtarak.
“Radoiçiq është më i fortë se regjimi,” tha Janjiq, duke shtuar se ai ka qenë i stërvitur në kampet ushtarake dhe ka pasur statusin e shërbyesit vullnetar në ushtrinë serbe.

Sipas Janjiqit, sulmi në Banjskë ishte një përpjekje e dështuar për të forcuar pozicionin negociues të Serbisë në dialogun me Kosovën, me synimin për të imponuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nëse jo ndarjen territoriale.
“Ky ishte një vlerësim i gabuar, i bazuar në një iluzion të rrezikshëm,” tha ai.

Ai paralajmëroi se ngjarja ka sjellë pasoja të mëdha ndërkombëtare, duke përfshirë një ndryshim të dukshëm në qasjen e Perëndimit ndaj Serbisë.

Sipas tij, pas sulmit, pozita e komunitetit serb në Kosovë është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa plani franko-gjerman ka sjellë një formë të njohjes de facto të pavarësisë së Kosovës.

Janjiq theksoi se për të gjykuar realisht Radoiçiqin dhe për të ndëshkuar përgjegjësit e sulmit, nevojiten ndryshime politike të thella në Serbi. Ai shtoi se administrata amerikane është e vendosur ta çojë këtë proces deri në fund, duke e krahasuar me hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviçit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy