Rrahja brenda Komunës së Prishtinës – deklarohen nga Policia: Tre persona janë shoqëruar që ishin të përfshirë në rast

by Nexhat

Një incident i rëndë është raportuar këtë të martë në ambientet e Komunës së Prishtinës, ku pas një përleshjeje fizike mes zyrtarëve komunalë, Fehmi Kupina ka përfunduar në spital, pasi dyshohet se është goditur nga Sami Salihu, asamblist i LDK-së.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi se rreth orës 10:30 është pranuar një informatë për një rrahje në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

banner

“Me të marrë informatën, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar tre persona që ishin të përfshirë në rast. Aktualisht po vazhdon puna hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë këtë ngjarje,” deklaroi Pllana.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy